Dogana sekuestron barna të kontrabanduara në vlerë 10 mijë euro

23 shkurt 2022 | 16:51

Dogana e Kosovës ka bërë me dije se në tri barnatore në Prishtinë ka sekuestruar barna të kontrabanduara në vlerë prej 10 mijë euro.

Sipas doganës, gjatë kontrollit ka hasur në 482 artikuj të ndryshëm (lloje të barnave) të kontrabanduara, të cilat nuk kanë poseduar dokumentacion përcjellës.

“Dogana e Kosovës në bashkëpunim me autoritetet kompetente do të vazhdojë të ushtroj kontrolle në kuadër të realizimit të detyrave dhe përgjegjësive të saj, me qëllimin e vetëm parandalimin e veprimtarive ilegale në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës. Dogana e Kosovës fton qytetarët të njoftojnë secilin rast të sjelljes jo etike të zyrtarëve doganor në numrin e telefonit: 080050095”, ka njoftuar Dogana e Kosovës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Britania e Madhe ka njoftuar se është e gatshme që…