Doja Cat dhunohet nga vëllai?

18 janar 2024 | 16:04

Dyshohet se Doja Cat është dhunuar fizikisht nga i vëllai 30-vjeçar, sipas një padie të siguruar nga Page Six.

Në dokumentin e dorëzuar në datën 12 janar, në gjykatën e Los Angeles, të nënshkruar nga nëna e saj, Deborah Elizabeth Sawyer, thuhet se Raman Dalithando Dlamini i ka thyer dhëmbët këngëtares së “Paint the Town Red”.

Në dokumente shkruhet se Doja, emri i vërtetë i së cilës është Amala Ratna Zadile Dlamini, kërkon mbrojtje kundrejt vëllait të saj 30-vjeçar. Si pasojë e dhunës, ai i ka shkaktuar hematoma dhe plagë në trup.

Thuhet se Doja Cat është dhunuar nga i vëllai: "Ndihet e

“Raman e ka dhunuar verbalisht në një shkallë degraduese”, thuhet në padi, duke shtuar se fituesja e çmimit Grammy ndihet e pasigurt dhe e traumatizuar.

E ëma e Doja shprehet gjithashtu se djali ka vjedhur dhe dëmtuar disa nga sendet personale të së bijës. Ajo është shprehur se Raman e ka abuzuar fizikisht për vite me radhë dhe kohët e fundit e ka kërcënuar se do e vrasë, duke shtuar se i biri është bërë shumë i dhunshëm në janar të këtij viti.

Sawyer deklaroi gjithashtu se ka marrë urdhër mbrojtjeje ndaj të birit që në vitin 2017, por afati i urdhrit ka mbaruar. Ndërkohë, Doja duhet ta firmosë vetë padinë, në mënyrë që të marrë mbrojtje kundrejt të vëllait.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në mungesë të kuorumit ka përfunduar seanca e Kuvendit të…