Doktori gjen katër bletë që jetonin brenda syrit të gruas

11 prill 2019 | 11:34

Një grua nga Tajvani kishte katër bleta të vogla që jetonin brenda syrit të saj. Bletët u zbuluan gjatë një kontrolli mjekësor që gruaja bëri.

Ky është rasti i parë i tillë në ishull. 28-vjeçarja, e identifikuar vetëm si He, ishte duke hequr barërat e këqija në tokë kur insektet fluturuan në sytë e saj.

Mjeku Hong Chi Ting nga Fooyin University Hospital ka theksuar për “BBC” se u trondit kur nxori nga sytë e gruas insektet prej 4 mm duke i kapur nga këmbët e tyre.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zëvendëspresidenti i SHBA-ve, Mike Pence i bëri thirrje Organizatës së…