Dokumentet “që rrodhën” nga inteligjenca: Putini ka kancer në pankreas dhe vuan nga sëmundja e Parkinsonit

01 nëntor 2022 | 19:39

The Sun ka publikuar një dokument “që ka rrjedhur”, dhe që flet se presidenti rus Vladimir Putin është në fazën e hershme të sëmundjes së Parkinsonit, dhe se vuan edhe nga kanceri në pankreas.

Raportime të shumta për gjendjen shëndetësore të Putinit kanë qarkulluar më herët, në veçanti nga shërbimet inteligjente të perëndimit që sugjerojnë se ka probleme të rënda shëndetësore, transmeton Telegrafi.

The Sun ka pasur qasje në letrat elektronike, ku një burim i afërt me shërbimet inteligjente ruse pretendon se Putin është në fazën e hershme të sëmundjes së Parkinstonit, dhe se vuan edhe nga kanceri në pankreas – madje thuhet se ai ka kancer edhe në prostatë.

“Mund të konfirmojë se është në fazën e hershme të sëmundjes së Parkinsonit, por që po avancon shpejtë. Ky fakt do të mohohet dhe fshihet në çdo variant nga Kremlini”, thuhet në një letër të postës elektronike.

“Putinit vazhdimisht merr steroide të ndryshme dhe injeksione kundër dhimbjeve, për t’ia parandaluar përhapjen e kancerit në pankreas, me të cilin së fundmi është diagnostifikuar”, thotë një burim brenda inteligjencës ruse.

“Kjo jo vetëm që shkakton dhimbje të forta, por edhe ënjtje të fytyrës dhe efekte tjera anësore – përfshirë humbjen e kujtesës. Ka thashetheme në mesin e njerëzve të afërt me Putinit se përveç kancerit të pankreasit, i cili po përhapet me shpejtësi, ai ka edhe kancer të prostatës”, thuhet ndër tjera.

Zyrtarët e Kremlinit deri më tani i kanë hedhur poshtë këto pretendime se diçka nuk është në rregull me shëndetin e Vladimir Putinit.

Korrespondenti i Kyiv Post, Jason Jay Smart, më herët pretendonte se “videot e publikuara nga mediat që kontrollohen nga qeveria ruse, tregojnë diçka që duket si gjurmë të infuzionit në dorën e Putinit”.

Ai gjithashtu pretendoi se Moska kishte publikuar dy video – njëra me një “pengesë” që dyshohet se maskonte dorën e Putinit dhe një tjetër që nuk i shfaqte fare. Media shtetërore ruse e fshiu videon, duke nxitur më tej spekulimet.

The Sun rikujton edhe videon që tregon sesi duart e Putinit, në mënyrë të pakontrolluar dridheshin gjatë takimit me presidentin bjellorus Alexandar Lukashenko në Kremlin.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Partia Demokratike duke se nuk do bashkohet për zgjedhjet e…