Dolce tërheq vëmendjen me pozat në bikini nga jugu i Shqipërisë
22 qershor 2026
| 11:16
Ish-banorja e Big Brother VIP Kosova, Dolce, ka ndarë një seri të re fotografish me atmosferë verore nga jugu i Shqipërisë, ku është shfaqur duke shijuar detin dhe rrezet e diellit.
E veshur me bikini ngjyrë blu, ajo u paraqit në formë të shkëlqyer fizike, teksa pozonte mbi një dërrasë plazhi mes ujërave të kristalta.
Krahas imazheve, Dolce ndau edhe një mesazh të shkurtër në gjuhën angleze: “Forever that sea-glass girl”, që në shqip përkthehet: “Përgjithmonë ajo vajza e dashuruar me detin që shkëlqen”.
Fotografitë e saj kanë tërhequr vëmendjen e ndjekësve, duke marrë komente dhe pëlqime të shumta në rrjetet sociale.











