Dolën të tretit në gara ndërkombëtare, Hovenier shprehet krenar me ekipin nga UP-ja

29 mars 2024 | 12:38

Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka uruar ekipin e Universitetit të Prishtinës që dolën të tretit në garën më të madhe ndërkombëtare të drejtësisë Willem C. Vis International Commercial Arbitration Moot Competition në mes të 400 universiteteve.

“Urime ekipit të Moot Court të Kosovës për suksesin e tyre në skenën globale! Ne të gjithë festojmë atë që kanë arritur dhe ShBA-ja është krenare që ka ofruar mbështetje të gjatë për studentët kosovarë të drejtësisë në garat ndërkombëtare të gjyqit të thjeshtë, përfshirë edhe këtë”, ka theksuar Hovenier.

Kjo është gara më e madhe botërore në fushën e të drejtës ndërkombëtare komerciale dhe arbitrazhit dhe kjo arritje e ngre lart punën e studentëve tanë dhe emrin e Universitetit të Prishtinës, si dhe na bën të gjithëve shumë krenarë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Behxhet Sh. SHALA - BAJGORA Lojë e “ndershme” nga lojtarë…