Doli nga shtypi libri i Faton Mehmetajt “Deçani Nëpër Shekuj”

07 janar 2021 | 14:27

Ka dalë nga shtypi libri i radhës i autorit Faton Mehmetaj “Deçani Nëpër Shekuj”.

Ky libër është botuar nga Instituti për Studime Gjeopolitike dhe Siguri-Botime te veçanta “Hasan Prishtina” 2020.

“Libri trajton historikun e Deçanit nëpër shekuj. Ka fakte e të dhëna që dalin për herë të parë dhe e demantojnë historiografinë serbe lidhur më disa përvetësime të vlerave tona kulturore dhe historike që i ka bërë Serbia dhe historianët serb gjatë kohërave të ndryshme”, ka bërë me dije autori i librit Faton Mehmetaj.

Ai ka theksuar se libri “Deçani Nëpër Shekuj” paraqet me fakte e të dhëna konkrete promovimin e trashëgimisë sonë kulturore, historike, etnografike e arkeologjike nëpër shekuj.

“Ky libër është freskim dhe ringjallje e kujtesës sonë kolektive për të kaluarën. Në këtë libër frymon natyrshëm historia, kultura, tradita, lashtësia, e djeshmja dhe e sotmja. Qëllimi i librit-biltenit ‘Deçani Nëpër Shekuj’ ka qenë të ilustrojë me materiale historiografike, fotografi e dokumente tjera, historikun e Deçanit nga periudhat më të ndritura të historisë mijëvjeçare të popullit të trevës së Deçanit e deri në periudhën e luftës së lavdishme të UÇK-së. Me këtë rast dëshiroj t’i falënderoj të gjithë ata që kontribuuan në daljen në dritë të këtij libri”, ka thënë ndër të tjera autori i këtij libri, Faton Mehmetaj.

Image may contain: text

No photo description available.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kapitoli është sulmuar më parë me bomba, aty ka ndodhur…