Doli nga shtypi Revista “Studime”

05 shtator 2022 | 13:57

Instituti për Hulumtime dhe Studime Islame (IHSI), i cili vepron në kuadër të Bashkësisë Islame të Kosovës, sapo ka nxjerrë në qarkullim numrin e parë të revistës shkencore “Studime”.

Në pjesën tematike të revistës janë përfshirë aktet e Konferencës shkencore “Një shekull nga botimi i përkthimit të Kuranit nga Ilo Mitkë Qafëzezi”, e mbajtur në shtator të vitit të kaluar.

Konferenca është organizua me rastin e 100-vjetorit të përkthimit të parë të Kuranit në gjuhën shqipe nga rilindësi ynë, I. M. Qafëzezi.

Kryeredaktori i revistës ‘Studime”, njëherësh drejtor i IHSI-së, prof. Sabri Bajgora me rastin e botimit të saj nënvizoi se në kuadër të veprimtarisë dhe të publikimit të rezultateve të veta dhe të bashkëpunëtorëve të saj, Instituti nxjerr edhe revistën e tij Studime, e cila po nis rrugëtimin e saj.

Ai veçon revista Studime në qëllimet dhe objektivat e saj, synon të jap kontribut dhe të ndihmojë në ngritjen, avancimin dhe pasqyrimin e studimeve të trashëgimisë dhe kulturës sonë shqiptare islame dhe më gjerë. Themi kështu jo vetëm sepse ky aktivitet ishte edhe i pari që u organizua në kuadër të IHSI së sapo themeluar, por edhe për shkak të ngjarjes historike dhe të shënuar në historinë e literaturës islame në gjuhën shqipe, pra të shënimit të100-Vjetorit të përkthimit dhe të botimit të parë të pjes­shëm të Kuranit në gjuhën shqipe.

Dhe, nuk do të mund të niste organizimi i një aktiviteti shkencor në kuadër të Institutit për Hulumtime dhe Studime Islame, më mirë se sa me një konferencë për Kuranin, e aq më tepër për përkthimin e tij në gjuhën shqipe dhe kjo revistë nuk do të niste rrugëtimin e saj më mirë se sa me botimin e akteve të kësaj konference.

No description available.

Në numrin e parë të revistës Studime përveç akteve të kësaj konference, në të cilën morën pjesë dhe kumtimet e tyre i lexuan 19 referues, bo­to­hen edhe fjalët përshëndetëse të prijësve tanë fetarë islamë: Myftiut të Kosovës, Naim ef. Tërnavës, të kryetarit të Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, Bujar ef. Spahiut dhe të Reisit të BFI të Maqedonisë së Ve­riut, Hfz. Shaqir ef. Fetahut, si dhe fjala e drejtorit të IHSI-së, Sabri ef. Bajgorës.

Në një shtojcë të veçantë të revistës botohen edhe aktet dhe vendimet e themelimit të Institutit, si dhe shtojca e aktivi­teteve të IHS-së të realizuara gjatë vitit 2021.

Kryeredaktori Bajgora në fund nënvizon se Revista “Studim” shpreson të jetë si një nxitëse e frymëzuese dhe tribunë e fjalës me peshë në fushat që do të trajtojë. Në faqet e saj shpresojmë të gjejnë vend studiues e bashkëpunëtorë të dëshmuar nga fu­shat e islamologjisë dhe trashëgimisë sonë kulturore dhe do të prezan­tojë të arriturat dhe veprimtarinë e IHSI-së.

Në fund duhet theksuar se revista Studime e IHSI-së, është njëvjetore dhe aty do të botohen studime, trajtesa, artikuj, bibliografi, kritika, recensione, raporte, shënime, materiale, nga fushat e veprimtarisë së Institutit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lewis Hamilton u rendit i katërti në garën e zhvilluar…