Donald Trump kërcënon Iranin se do ta “zhdukë nga faqja e dheut”

04 maj 2026 | 22:19

Donald Trump i tha Fox News se Irani do të “shkatërrohet nga faqja e dheut” nëse sulmon anijet amerikane që po kryejnë “Project Freedom” në Ngushticën e Hormuzit.

Presidenti amerikan tha se beson që Irani është bërë “shumë më i përshtatshëm” në negociatat e paqes dhe theksoi se forcimi ushtarak i SHBA-së në rajon po vazhdon.

“Ne kemi më shumë armë dhe municione me një nivel shumë më të lartë se më parë,” i tha Trump gazetares së Fox News, Trey Yingst.

“Kemi pajisjet më të mira. Kemi gjëra kudo në botë. Kemi baza në të gjithë botën. Të gjitha janë të pajisura me armë dhe pajisje.

Ne mund t’i përdorim të gjitha këto dhe do t’i përdorim, nëse është e nevojshme”, tha ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Opinionisti Avni Arifi tha në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova…