Donald Trump pritet ta emërojë Ambasadorin Grenell shef të inteligjencës amerikane

20 shkurt 2020 | 01:01

Ambasadori Grenell pritet emërohet në pozitën e Shefit të Intelegjencës Nacionale, institucion që kordinon CIA, FBI, DEA apo organizatat që janë të fokusura në intelegjencë dhe siguri.

Sipas ‘The New York Times’ presidenti amerikan, Donald Trump, po pritet së shpejti ta emërojë Richard Grenellin, ambasadorin amerikan në Gjermani, në postin e drejtorit në detyrë të inteligjencës kombëtare, kanë thënë të mërkurën tre persona të afërt me çështjen.

Grenell, siç raporton “The New York Times”, është njeri besnik i Trumpit i cili do të drejtojë një grup të agjencive të sigurisë kombëtare që shpesh shihen me skepticizëm nga Shtëpia e Bardhë.

Ai do ta pasojë Joseph Maguiren, i cili ka shërbyer si drejtor në detyrë i inteligjencës amerikane që kur Dan Coates, ish-senator republikan nga Indiana, dha dorëheqje verën e kaluar. Grenell do të jetë me gjasë anëtari i parë i kabinetit që ka dalë hapur se është homoseksual.

Grenell nuk ka pranuar të përgjigjet për këtë çështje, e as zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë. Njerëzit e afërt me këtë lëvizje kanë paralajmëruar se presidenti ka një histori të ndryshimit të mendjes për vendimet e tij personale pasi ato janë publikuar nëpër media.

Kohë më parë, Trumpi e emëroi Grenellin të dërguar të posaçëm të SHBA-së për bisedimet Kosovë-Serbi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Hisen Berisha Më në fund edhe zyrtarisht e publikisht njeriu…