KOSOVA NË MES SKILES E KARIDBES DHE HARTËN SI LËKURË LEOPARDI!

20 shkurt 2020 | 00:21

Hisen Berisha

Më në fund edhe zyrtarisht e publikisht njeriu më i fortë, përfaqësues i politikave të Presidentit të SHBA dhe diplomat i plotfuqishëm në Gjermani e me fokus Ballkanin, e demantoj edhe njëherë gjoja pajtimin e qeverisë amerikane me shkëmbimin e territoreve në mes Kosovës dhe Serbisë. Këtë qëndrim e publikoi portali Euobserver. “I dërguari i presidentit Donald Trump për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, ka reaguar ashpër ndaj një lajmi që theksonte se SHBA janë të hapura për një shkëmbim të territoreve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”

Por mëngjesin e sotëm, Grenell, i cili shërben si Ambasador i SHBA-ve në Berlin, e quajti “lajm të rremë” artikullin e portalit Euobserver, të publikuar një ditë më parë.

Kjo definitivisht nuk i arsyeton në asnjë tendencë, jo vetëm politikbërësit dhe përfaqësuesit shtetëror të Kosovës për të spekuluar me këto ide që dalin jashtë parimeve të njohjes së Kosovës nga SHBA në kufijtë ekzistues dhe doktrinës për demarkacionin në vijat ekzistuese siç Kosova figuron në flamur (qëndrim ky i deklaruar nga emisarët e qeverisë amerikane në kohen e përfundimit të demaskimit me Malin e Zi).

Por, duke i njohur karakteret e politik bërësve në Kosovë, Shqipëri dhe vendet e Ballkanit, unë mendoj dhe po dyshoj se ky është truku që do provojnë ta prezantojnë se po mbahet si kërcënim ndaj qeverisë. Ndërkohë që këta qeveritarët tanë duke mos mundur të devijojnë nga gabimet në hapa politik të bërë nga pak në çdo marrëveshje ndërkombëtare që nga Ramboilet, Vienna e deri në Bruksel, do ta përpunojnë dhe praktikojnë këtë demantim të Ambasadorit Grenell si truk për të arsyetuar veprimet e tyre politike në bisedime rreth përmbylljes së procesit politik të shtetformimit.

Kjo do iu shërbej si trik për të refuzuar gjoja shkëmbimin e territoreve (ide që asnjëherë s’ka qenë opsion, as i përkrahur nga partnerët tanë ndërkombëtar, përveç se plan i shkruar serbisht dhe i dërguar në Tiranë për përkthim dhe pastaj në tavolinat e përfaqësuesve tanë institucional) për ta shtyrë përpara idenë për asociacionin e komunave me shumicë serbe, si kusht që ka bazë edhe kushtetuese e ligjore kosovare por edhe nga Pakoja e Ahtisarit, për ta miratuar asociacionin.

E pastaj me ju shitë popullit si shpëtimtarë duke u fry si “gjel deti” se shpëtuam territorin e Kosovës nga ndarja.

Por, assesi nuk do ta shpëtojnë hartën e Kosovës që të duket me një “lëkurë tigri” nëpër të, që nga Gorazhdeci e Patrikana e Pejës e Deçanit, Hoqa e Rahovecit, në Karadak e Mitrovicë.

Enklava të asociacionit këto në të cilat s’do të mund të shtrihet as pushteti i cilës do qeveri në të ardhmen, siç as këtyre 20 viteve. Po ashtu, Kushtetuta e Kosovës nuk e ndalë dot themelimin e asociacionit por po ashtu, nuk ka mekanizma përmbajtjesor kushtetutës as për ta ndaluar autonominë e këtij territori të asociacionit.

Pra, që te dyja këto opsione (shkembimi i teritorit dhe asociacioni) janë vetëvrasje për shtetin tone. Labirinth me një dalje, vetëvrasje me ”rolet rus”! Tipik.

Fiton Isa Mustafa me Asociacion dhe Albin Kurti do e paguan me kokën politike.

Por ama edhe Republika e Kosovës për krejt ekzistencën e saj, ka me kaluar nëpër kriza pa asnjë dite të bardhë.

Pra nga formula serbe se gjithsecili duhet të fiton diçka kalohet në praktikat ruse krejt humbin përveç Rusisë.

Kjo është sinjali i zëshëm se disa struktura duhet të marrin përgjegjësitë që ju jep angazhimi i tyre në etapat nepër të cilat ka rrugëtuar Kosova që nga 2 korriku 1990 e deri nëpër luftën që i vuri vulën pavarësisë së Kosovës e deri te Pavarësia.

Kjo rrethanë duhet t’i vë në veprim  kategorinë e që kanë më së shumti kredi në këtë vend, Veteranët e mirëfilltë të UÇK për të shpëtuar shtetin me identitet,  integritet territorial dhe sovranitet politik.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një zyrtar i lartë i Pentagonit dha dorëheqjen me kërkesën…