Donald Tusk zgjedhet në krye të Partive Popullore Evropiane

21 nëntor 11:53

Presidenti në largim i Këshillit Evropian, polaku Donald Tusk, është zgjedhur nga kongresi i zhvilluar në Zagreb, në krye të Partive Popullore Evropiane.

Tusk në këtë post është zgjedhur me 93% të votave të delegatëve.

“Ju falënderoi për besimin që më dhatë. Për mua është më mirë të jem presidenti i ri i Partive Popullore Evropiane sesa ish-president i Këshillit Evropian”, ka deklaruar Tusk para delegatëve.

Polaku, 63 vjeç, ka qenë kryeministër në vendin e tij dy herë (2007-2014), kurse nga viti 2014, ai ka qenë President i Këshillit Evropian.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
KEDS-i është licencuar nga Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale…