Donaldi dënohet nga “Vëllai i Madh”, kjo është arsyeja

29 janar 2022 | 23:56

Banori i Big Brother Vip është dënuar nga Vëllai i Madh.

Kanë kaluar më shumë se 100 ditë qëndrimi brenda shtëpisë së famshme në Shqipëri.

Gjatë këtyre ditëve Donaldi ka përjetuar ndjenja të ndryshme, takimi dhe puthja me Borën, lidhja me Beatrixën, takimi me familjarët si dhe shoqërinë.

Në përgjithësi gjatë këtij 100 ditëshi në shtëpi kanë ardhur Adriana Matoshi për Arjolën, Klajdi dhe Bruno për Fifin, Elgit Doda për Donaldin, Sabiani për Ilirin, Argjira dhe Fjoralba për Einxhel, Olta Dako pë Monikën, Vllaznia për Meridianin etj.

Pavarësisht këtyre suprizave të dedikuara nga “Big Brother” për kënaqësinë dhe argëtimin e banorëve “Vëllai i Madh” ka sjellë edhe një sërë artistësh të tjerë të cilët kanë respektuar formatin dhe rregullat duke dhuruar vetëm argëtim për ta.

Mbrëmë ishte i ftuar Mozzik, i cili u pa i afërt me Donaldin të cilit po pretendohet se i ka dhënë informacionet nga jashtë.

Tutje thyerja e rregullores është bërë edhe nga ana e Donaldit teksa ftoi në ambientet e brendshme të shtëpisë së “Big Brother” artistin pa marre leje tek “Vëllai i Madh”.

Nëpërmjet një zarfi të zi, “Vëllai i Madh” ka vendosur të ndëshkojë Donaldin, dënim të cilin ai do ta zbulojë spektaklin e së martës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Afërsisht tre tonë e gjysmë speca të kuq nga Shqipëria…