Donaldi thotë se nuk do t’i flasë më Beatrix nëse s’është në Shqipëri

15 shkurt 2022 | 12:18

Të premten në natën e spektaklit të “Big Brother VIP Albania” ishin të ftuar disa prej ish-banorëve për të darkuar me finalistët e këtij formati.

Ndër ish-banorët e ftuar ishte edhe këngëtarja kosovare, Beatrix Ramosaj e cila e kishte refuzuar ftesën pas shakave që kishin ndodhur një natë më herët në shtëpi.

Aktorët, Ermal Mamaqi dhe Salsano Rrapi i kishin përmendur Donald Veshajt, ish të dashurën e tij, Bora Zemanin për një rol në një film televiziv, teksa ky i fundit u kishte thënë të kujdesen që ta paguajnë mirë moderatoren. Lidhur me këtë situatë, Beatrixa ishte mërzitur dhe nuk u paraqit të premten në spektakël.

Ndërsa, të shtunën një fotografi qarkulloi në rrjete sociale, ku shihej Beatrix në aeroportin e Tiranës duke u larguar nga Shqipëria, e që destinacioni i saj ishte Dubai. Në një fotografi të postuar nga nëna e Beatrixës, Antigona shihej krahu i këngëtares që konfirmonte se ajo ndodhej në pushime.

Gjatë një bisede në oborr mbrëmë mes Donaldit, Einxhelit dhe Beniadës, këto dy të fundit supozuan se Beatrixa nuk është në Shqipëri dhe ndoshta për atë arsye nuk ka ardhur, e që nga këto fjalë Donaldi u shpreh se nëse ajo nuk ndodhet në Shqipëri nuk do i flas më.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Nikola Selakoviq, ka…