Donatorët e ndryshëm po ndihmojnë familjet në nevojë në Malishevë dhe QKMF-në

01 prill 20:12

Situata e krijuar nga pandemia me Covid-19, ka bërë që shumë familje të kenë nevojë për mbështetje në gjëra ushqimore dhe higjienike, pasi futja e Malishevës në karantinë të plotë ka ndikuar në rritjen e numrit të këtyre familjeve, sepse rrjedhimisht është ndalë edhe puna në shumicën e sektorëve.
Por falë donatorëve dhe ndihmave të ndara nga komuna, asnjë familje nuk do të ketë krizë për gjëra ushqimore, pasi solidariteti si virtyt i shqiptarëve asnjëherë nuk ka munguar.

Për të gjitha këto ndihma të sjella nga donatorët e ndryshëm, kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, edhe të mërkurën i ka falënderuar të gjithë donatorët, duke i përmendur me emra.

Donatorët që kanë ndihmuar në këtë javë, janë:
Mërgimtari dhe humanisti Njazi Bytyqi, nga Shkoza, “Bytyqi BAU”, me 10 mijë euro vlerë në miell.
Kujtim Krasniqi nga fshati Ngucat, me 500 kg miell.
Zenel Ramaj, me 200 euro pako ushqimore.
Fabrika e miellit “Vetoni”, me 500 kg miell.
SHBH “Shën Tereza”, me 10 pako ushqimore.
Ramiz X. Thaçi nga Mirusha, me 500 kg miell dhe 500 euro vlerë në pako ushqimore.
UNICEF përmes Kryqit të Kuq me 350 pako higjienike.
Ndërsa ndihma në materiale për QKMF-në në Malishevë, kanë dhuruar:
Kompani “Konsoni”, Farmacisti Sedat Sertolli, barnatorja “Lumnishta”, kompani “Safir” dhe një grup i të rinjve nga Banja.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Drejtori i Shërbimeve Publike Mbrojtje dhe Shpëtim në Komunën e…