Donbasi, thesari i fshehur në Ukrainë që lakmohet nga Putini

19 prill 2022 | 08:28

Objektivi kryesor i tij është Donbasi. Vladimir Putini e ka bërë të qartë këtë ditët e fundit dhe po shton përpjekjet për ta marrë nën kontroll të gjithë rajonin. Por pse kjo zonë është kaq e rëndësishme për Kremlinin? E ashtuquajtura ruajtja e rusishtfolësve ishte një nga shkaqet që shkaktoi konfliktin në këtë zonë që në vitin 2014 dhe Moska dëshiron të “përfundojë” atë që filloi tetë vjet më parë.

Arsyeja tjetër është ushtarake dhe politike: për ta kontrolluar korridorin midis Rostovit dhe Krimesë  duhet Mariupoli, por edhe zona më në veri, duke shmangur kundërsulmet e Ukrainës nga rruga veriore. Gadishulli në Detin e Zi ka vështirësi serioze në furnizimin me energji elektrike e ujë dhe për këtë arsye Putini ka nevojë për territorin bregdetar duke garantuar një kanal të drejtpërdrejtë me atdheun. Por ka edhe arsye të rëndësishme ekonomike.

Donbassi, historikisht, është i pasur me miniera për nxjerrjen e qymyrit, hekurit, por edhe metanit, manganit, kobaltit dhe atyre metaleve të rralla që janë gjithnjë e më të çmuara për zhvillimin teknologjik. Referenca është te depozitat me të cilat rikuperohen “përbërësit” për të ndërtuar telefona inteligjentë dhe fibra optike, ose titan dhe litium për sektorin e automobilave elektrike. “Arsyet pse ky territor është thelbësor për Putinin janë të ndryshme”, shpjegon Marco Di Liddo, analist i lartë në Ce.SI.

Sipas tij, nëse marrim parasysh se operacioni ushtarak në progres është veçanërisht i shtrenjtë për financat ruse, kthimi ekonomik duhet të jetë adekuat për përpjekjet. Ukraina krenohet me 8500 depozita minerale me rëndësi industriale dhe rreth 110 lloje të ndryshme mineralesh; industria minerare deri në vitin 2014 gjeneronte 15 miliardë dollarë në vit. Në minierat e qymyrit, nga të cilat Donbassi është veçanërisht i pasur, vendi është në vendin e dhjetë në botë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i degës së PDK-së në Skenderaj, Sami Lushtaku, thotë…