Donfried dhe Escobar arrijnë në Prishtinë

25 prill 2022 | 15:58

Ndihmëssekretarja e Shtetit për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike, Dr. Karen E. Donfried, dhe Zëvendësndihmës Sekretari i Shtetit, Gabriel Escobar, kanë arritur në Prishtinë.

Ata gjatë vizitës në Kosovë do takohen nga ora 17:00 me presidenten e vendit, Vjosa Osmani.

Ndërsa, nga ora 18:00 do të takohen me kryeministrin Albin Kurti.

Ky delegacion amerikan nesër shkon në Serbi dhe më pas në vendet tjera të Ballkanit Perëndimor.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Rreth 23,000 ukrainas janë larguar nga vendi i tyre në…