OKB: Mbi 5.2 milionë njerëz janë larguar nga Ukraina

25 prill 2022 | 15:53

Rreth 23,000 ukrainas janë larguar nga vendi i tyre në 24 orët e fundit, në vazhdën e pushtimit rus, duke e çuar totalin në  5.2 milionë, sipas shifrave të përditësuara ditën e sotme nga UNHCR, Komisioneri i Lartë i Kombeve të Bashkuara  për Refugjatët (UNHCR).

Sipas Komisionerit të Lartë të OKB-së për Refugjatët, 5,186,744 ukrainas janë larguar nga vendi që nga fillimi i pushtimit rus më 24 shkurt, ose 23,058 më shumë se dje. Që nga fillimi i prillit, numri i ukrainasve që u larguan nga vendi i tyre është më shumë se 1,151,000, një numër shumë më i vogël se 3.4 milionë njerëz u larguan gjatë muajit mars.

Më shumë 218,000 persona që nuk janë ukrainas, kryesisht studentë dhe punëtorë migrantë, janë larguar gjithashtu nga Ukraina në vendet fqinje. Gratë dhe fëmijët përbëjnë 90% të refugjatëve, pasi burrat nga mosha 18 deri në 60 vjeç nuk kanë të drejtë të largohen.

Gati dy të tretat e fëmijëve janë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre. Ndërkohë më shumë se 7.7 milionë njerëz janë zhvendosur brenda Ukrainës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Golat në ndeshjet e fundit kanë bërë që vlerësimi për…