Interi ka një çmim për Martinezin

25 prill 2022 | 15:46

Golat në ndeshjet e fundit kanë bërë që vlerësimi për Lautaro Martinez të rritet. Pak a shumë si një bursë dhe te Interi dihet që kanë nevojë për para.

Sulmuesi argjentinas është një nga ata që me shitjen e tij mund të rregullojë ndjeshëm bilancin e kampionëve në fuqi të Italisë.

“Tuttosport” shkruan se Interi i ka vënë edhe çmimin, që varion nga 70 në 80 milionë euro.

Nëse Atletico Madrid troket te italianët me një ofertë të tillë, me gjasa nuk do të vonojë edhe marrëveshja e transferimit të Lautaro drejt LaLiga.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Qeveria britanike pritet të arrijë marrëveshje me Roman Abramovichin për…