Donfried: Dialogu çështje urgjente, SHBA dhe KFOR-i kujdesen për sigurinë tuaj

26 prill 2022 | 22:43

Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë duke u kërkuar urgjentisht Kosovës dhe Serbisë të ulen në tavolinën e negociatave, për të arritur një marrëveshje që ka në qendër njohjen reciproke. Sipas tyre, lufta në Ukrainë ka krijuar një  situatë ndërmjet “urgjencës dhe mundësisë”, që jep shpresë se dialogu mund të shkojë përpara.

Por, Ndihmës-Sekretarja Amerikane e Shtetit për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike  Karen Donfried, në një intervistë për T7, është treguar e rezervuar se kur mund të ulen në tavolinën e negociatave Kurti e Vuçiq, sikurse edhe kur mund të përfundojë procesi.

”Afatet kohore… shpesh themi që suksesi nuk ka afat kohor. Por, sërish, mendoj se për shkak të faktorëve që i përmenda më herët, urgjenca e shkaktuar nga lufta e Rusisë kundër Ukrainës, pauza zgjedhore që na jep një mundësi, kam shpresë që do të shohim lëvizje pozitive në afat të shkurtë e jo të gjatë”, ka theksuar Donfried.

Por, amerikanët janë më të hapur dhe vendosur kur është fjala për sigurinë e Kosovës e cila, sipas analistëve të ndryshëm mund të cenohet si pasojë e luftës në Ukrainë. Dy “vatra” të mundshme ku Rusia mund të shkaktojë probleme janë përmendur Kosova dhe Bosnja.

Zyrtarët amerikanë janë duke e ndjekur me vëmendje situatën.

“Nuk shohim asgjë që të sugjerojë se Rusia ka rritur vëmendjen për nxitjen e destabilitetit këtu”, thekson ajo.

Donfried siguron kosovarët se mund të ndjehen të sigurt me praninë ushtarake që është në Kosovë, raporton Express.

“Mund të ndjeheni të sigurt që SHBA-ja po kujdeset për sigurinë tuaj dhe se KFOR-i, së bashku me SHBA-në, do të sigurojnë që të mos ketë përshkallëzim të shtuar në Kosovë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Manchester City e ka shtuar epërsinë e golave kundër Real…