
Donika Kadaj-Bujupi: Istogu ka nevojë urgjente për angazhim institucional
06 shkurt
10:44
Deputetja e AAK-së, Donika Kadaj-Bujupi, ka thënë se pas një nate të vështirë me erëra të forta, Istogu ka nevojë urgjente për angazhim institucional dhe përkrahje ndaj qytetarëve në këtë zonë.
Ajo ka shkruar në llogarinë e saj në “Facebook” se përveç dëmeve materiale, jetën po ua vështirëson edhe më shumë mungesa e energjisë elektrike.
“Andaj, thërrasim institucionet që pa vonesë të angazhohen për të intervenuar dhe marrur masat e duhura”, ka shkruar Kadaj-Bujupi.
/Epoka e re/