Era e fuqishme bën dëme të mëdha në Istog

06 shkurt 2020 | 10:44

Në natën e mbrëmshme, nga erërat e forta dhe moti i lig, qyteti i Istogut ka pësuar shumë dëme. Fatmirësisht, përpos dëmeve materiale, nuk ka pasur viktima.

Siç shihet në fotot e siguruara nga ‘Epoka e re’, në qytetin e Istogut era e fortë gjatë natës ka dëmtuar rrjetin elektrik. Shumë banorë kanë mbetur pa rrymë si dhe janë dëmtuar shumë çati të shtëpive, të lokaleve dhe shumë sera të bujqve.

Për shkak të motit të lig mësimi në shkollat e Istogut është pezulluar sot.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pejanët mesnatën e së enjtes e kaluan duke u përballur…