Donika Zogu i bashkohet kabinetit të ministrit të sportit, Blerim Gashani

12 mars 2026 | 17:23

Donika Zogu, përfaqësuese e Kosovës në Bordin Drejtues të Regional Youth Cooperation Office – RYCO ka mbyllur rrugëtimin e saj në këtë angazhim.

Përmes një postimi në Facebook, ajo ka njoftuar se i është bashkuar ekipit të ministri të sportit, Blerim Gashani, si këshilltare.

Postimi i saj i plotë:

Shërbimi ndaj të rinjve dhe ndaj Republikës së Kosovës kërkon përkushtim, përgjegjësi dhe gatishmëri për të marrë role të reja kur vendi ka nevojë.

Pas një rrugëtimi shumë të rëndësishëm si përfaqësuese e Kosovës në Bordin Drejtues të Regional Youth Cooperation Office – RYCO, kam vendosur të përmbyll këtë kapitull të angazhimit tim.

Ka qenë një nder i jashtëzakonshëm të përfaqësoj Kosovën në një mekanizëm që ka në qendër fuqizimin e të rinjve, bashkëpunimin rajonal dhe ndërtimin e urave të besimit në Ballkanin Perëndimor. Gjatë kësaj kohe kam pasur privilegjin të punoj me njerëz të jashtëzakonshëm dhe të kontribuoj në iniciativa që vendosin rininë në qendër të zhvillimit dhe bashkëpunimit.

Megjithatë, besoj se përkushtimi ndaj të rinjve dhe ndaj vendit kërkon edhe gatishmëri për të marrë përgjegjësi të reja. Për këtë arsye, me ndjenjë të lartë përgjegjësie dhe përkushtimi, me ftesë të Ministrit të Sportit dhe Rinisë, Blerim Gashani, i jam bashkuar Kabinetit të tij si këshilltare, me synimin që përvojën dhe njohuritë e mia në fushën e rinisë t’i vendos në shërbim të zhvillimit dhe avancimit të politikave për rininë dhe sportin në Republikën e Kosovës.

Ky vendim për mua përfaqëson edhe një sakrificë personale, duke lënë një rol rajonal shumë të rëndësishëm, për të kontribuar drejtpërdrejt brenda institucioneve të Republikës së Kosovës dhe për të qenë më afër proceseve që ndikojnë në zhvillimin e politikave për rininë dhe sportin.

Jam thellësisht mirënjohëse për besimin, bashkëpunimin dhe mbështetjen gjatë gjithë kohës sime në RYCO. Kjo përvojë do të mbetet një pjesë shumë e rëndësishme e rrugëtimit tim profesional dhe personal.

Me të njëjtin përkushtim, do të vazhdoj të punoj për të rinjtë e Kosovës dhe për zhvillimin e politikave që krijojnë më shumë mundësi për gjeneratat e reja.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci është ftuar për të marrë…