Donjet Shkodra dërgohet te Kukësi B 

27 gusht 2018 | 13:59

Donjet Shkodra me një vendim të klubit është transferuar te Kukësi B, madje dhe është gjobitur.

Siç kemi bërë me dije, shkaku është kontrata e majme që mesfushori ka, rroga mujore prej 7 000 eurosh i është propozuar nga klubi që t’i përgjysmohet, gjë që kategorikisht nuk është pranuar nga lojtari.

Tashmë palët kanë mbetur në “vendnumëro”, pasi asnjëra nuk mund të veprojë ndryshe për shkak se dëmi ndaj vetes është i madh. Nëse Kukësi prish kontratën në mënyrë të njëanshme, atëherë do t’i duhet t’i paguajë lojtarit rrogat për një vit. E njëjta gjë është edhe për futbollistin. Kështu që palët, nëse nuk gjejnë konsensus dhe e prishin kontratën, gjyqi është rruga që vendos pikat mbi “i”.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Cardi B po jeton kalon ditët më të mira dhe…