Donjeta Sadiku ftohet nga Finlanda për përgatitje me Mira Potkonennin

07 prill 2021 | 19:01

Me ftesë të Federatës së Boksit të Finlandës dhe Komitetit Olimpik të Finlandës, boksierja Donjeta Sadiku, së bashku me trajnerin e saj, Besim Brahimi, janë ftuar për të marrë pjesë në përgatitje në Tampere të Finlandës.

Donjeta Sadiku është ftuar si sparing partnere e boksieres më të mirë në botë, medalistes olimpike, botërore dhe evropiane Mira Potkonenn. Përgatitjet do të mbahen prej 9 deri më 22 prill.

Federata e Boksit e Kosovës e vlerëson lart ftesën e cila është e mirëseardhur për boksierën Sadiku, së cilës do t’i ndihmojë si parapërgatitje për kualifikimet evropiane për Lojërat Olimpike Tokio 2020 që mbahen në Paris të Francës prej 4 deri më 8 qershor. FBOXK-ja falënderon Federatën e Boksit të Finlandës dhe trajneren Maarit Teuronen për ftesën si dhe për heqjen e të gjitha shpenzimeve për Donjeta Sadikun.

/Epoka e re/ 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një veturë ka dalë jashtë rruge në Vranjevc. Policia ka…