Donnarumma nuk luan në derbin e Milanos

27 dhjetor 19:44

Portieri i Milanit, Gianluigi Donnarumma, nuk do të luajë në çerekfinale të Kupës së Italisë kundër Interit për shkak të një lëndimi.

Gjatë të martës ka pasur shqetësime për gjendjen shëndetësore të italian, ndërsa sot (e mërkurë) stafi mjekësor i Rossonerëve konfirmoi se gardiani nuk do të mund të luajë. Ai ka një dëmtim të vogël në ije dhe kjo është arsyeja e mungesës.

Kjo lë të kuptohet se Marco Storari do të jetë në portën e Milanit në derbin e San Siros.

Pritet të shihet se a do të jetë Donnarumma i gatshëm për ndeshjen e fundjavës kundër Fiorentinas.

Formacionet e mundshme:

Milan: Storari; Calabria, Bonucci, Romagnoli, Rodriguez; Kessie, Biglia, Locatelli; Suso, Kalinic, Bonaventura

Inter: Padelli; Cancelo, Ranocchia, Skriniar, Nagatomo; Vecino, Gagliardini; Candreva, Borja Valero, Perisic; Icardi.

/Telegrafi/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Liverpooli më në fund ka fituar garën për transferimin e…