Donte të dukej si Kim Kardashian, 28-vjeçarja pendohet se shpenzoi 500 mijë paund në operacione

14 qershor 2021 | 14:15

Donte të dukej si Kim Kardashian, 28-vjeçarja pendohet se shpenzoi

Një aktore, të cilës i kanë hequr katër brinjë, ka bërë mbushje te të pasmet dhe gjoksi për tu dukur si Kim Kardashian, ka zbuluar se tashmë është penduar. Për transformimin e saj, Jennifer Pamplona ka shpenzuar gjysmë milioni paund.
“The Sun” shkruan se 28-vjeçarja ka bërë qindra operacione dhe procedura gjatë dekadës së fundit, por tani dëshiron që ajo të mos i kishte bërë kurrë gjithë këto.

Donte të dukej si Kim Kardashian, 28-vjeçarja pendohet se shpenzoi

Ajo ishte vetëm 17 vjeçe kur bindi gjyshen e saj që të firmoste një dokument ku e lejonte atë që të bënte një ndërhyrje në gjoks. E pas operacionit të parë, Jennifer nuk ndaloi më.

E inspiruar nga format bombastike të yllit televiziv, Kim Kardashian, Pamplona ka shpenzuar rreth 500 mijë paund në ndryshimin e pamjes së sja.

Donte të dukej si Kim Kardashian, 28-vjeçarja pendohet se shpenzoi

Ndër operacionet e saj më të guximshme ishin heqja e katër brinjëve, 10 procedura për të rritur madhësinë e vitheve, ai i gjoksit dhe dy ndërhyrje në hundë.

Por tani që ka përmasa më të mëdha se para operacioneve, 28-vjeçarja shpreh dëshirën që asnjëherë mos të kishte marrë këtë iniciativë. Madje ajo u bën thirrje të gjitha grave që të mos bëjnë të njëjtin gabim si ajo.

Donte të dukej si Kim Kardashian, 28-vjeçarja pendohet se shpenzoi

Aktorja, e cila është shfaqur në Botched dhe ka një dokumentar të ri që do të publikohet më vonë gjatë këtij viti, është shprehur e lumtur që “Keeping Up With The Kardashians” po mbaron.  E gjeni arsyen? Jennifer beson se ajo është ylli tjetër i televizionit.

“Gjatë gjithë jetës sime kam thënë dua të jem Kim Kardashian e ardhshme. Tani shfaqja po vjen drejt fundit, është koha të ndriçoj”, ka thënë e reja për “The Sun”.

Donte të dukej si Kim Kardashian, 28-vjeçarja pendohet se shpenzoi

Donte të dukej si Kim Kardashian, 28-vjeçarja pendohet se shpenzoi

Donte të dukej si Kim Kardashian, 28-vjeçarja pendohet se shpenzoi

Donte të dukej si Kim Kardashian, 28-vjeçarja pendohet se shpenzoi

Donte të dukej si Kim Kardashian, 28-vjeçarja pendohet se shpenzoi

Donte të dukej si Kim Kardashian, 28-vjeçarja pendohet se shpenzoi

Donte të dukej si Kim Kardashian, 28-vjeçarja pendohet se shpenzoi

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Të hënën në sheshin “Nënë Tereza” me rastin e Ditës…