Dorëhiqet ministrja e Brendshme britanike pas skandalit me imigrantët

30 prill 2018 | 09:09

Ministrja e Brendshme e Britanisë, Amber Rudd ka dhënë dorëheqje nga kjo pozitë, pasi Qeveria e kryeministres, Theresa May është kritikuar ashpër për trajtimin e disa banorëve me prejardhje nga Karaibet, të cilët ishin shënjestruar gabimisht si imigrantë të paligjshëm.

Dorëheqja e njërës prej aleateve kryesore të May, përbën shqetësim për këtë të fundit, derisa ajo hyn në vitin e fundit të negociatave për Brexit.

Në letrën e dorëheqjes, Rudd ka thënë se ajo ka mashtruar pa qëllim një komitet parlamentar javën e kaluar, duke mohuar se Qeveria ka caktuar objektiva për dëbimin e migrantëve ilegalë.

May ndërkohë ka pranuar dorëheqjen e saj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se Kosova dhe…