Dorëzohen mbi 200 ankesa në PZAP

05 mars 2021 | 14:07

Pas publikimit të rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, të mbajtura më 14 shkurt, në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtesa (PZAP) janë paraqitur 208 ankesa kundër këtij rezultatit.

“Ju informojmë se kandidatet e subjekteve politike brenda afatit prej 24 orëve në PZAP kanë paraqitur 208 apele, kundër rezultatit përfundimtarë të zgjedhjeve të publikuar nga KQZ-ja. Jemi në procedim/administrim të ankesave dhe ende nuk kemi mundësi për të ju informuar me numrin e kandidatëve të subjekteve politike për secilin subjekt të cilat kanë parashtruar apele në PZAP-i lidhur me publikimin e rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve”, ka njoftuar PZAP-i.

Afati për paraqitjen e ankesave ka përfunduar në orën 11:25, ndërsa PZAP-i lidhur me këto apele do të vendos brenda afatit ligjor prej 72 orëve.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka përkujtuar “Epopenë e…