Dorëzohet medikamenti ‘Surfaktant’ në Klinikën e Neonatologjisë

19 dhjetor 2017 | 12:48

Më shumë se 200 shishe të medikamentit “Surfaktant” sot janë dorëzuar në Klinikën e Neonatologjisë, në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Ky donacion është bërë i mundshëm përmes bashkëpunimit të suksesshëm dhe të vazhdueshëm në mes të Aksionit për Nëna për Fëmijë dhe organizatës ndërkombëtare AmeriCares.

Kjo sasi njëkohësisht mbulon nevojën vjetore të furnizimit me këtë medikament jetëshpëtues.

Foshnjat që përjetojnë probleme të frymëmarrjes, kanë mungesë të

“Surfaktantit” – shtresë e lëngshme brenda mushkërive. “Bebet zakonisht nuk fillojnë prodhimin ‘Surfaktantit’ deri disa javë pas lindjes. Pa sasi të mjaftueshme të surfaktantit vjen deri tek kolapsi i mushkërive dhe foshnjat e parakohshme nuk mund të marrin frymë. Andaj, ‘Surfaktanti’ është thelbësor në parandalimin dhe trajtimin e RDS (Sindromit të Distresit Respirator) dhe redukton shkallën e vdekshmërisë të shkaktuar nga RDS. Gjatë 10 viteve të fundit, donacionet e ‘Surfaktantit’ kanë shpëtuar jetën e 1,800 foshnjave të lindura parakohe dhe me peshë të ulët në Kosovë”, është thënë në njoftimin të “Aciton for Mothers and Children”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, po viziton…