Dorëzohet Sejdiu: Rezultati 3-0 është i lartë për ndeshjen kthyese

02 qershor 2020 | 21:01

Drenica pësoi humbje nga Prishtina (3-0), në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Kupës.

Pas ndeshjes, trajneri Gani Sejdiu e ka pranuar se skuadra kuqezi e ka të pamundur të përmysë rezultatin 3-0 në ndeshjen kthyese.

“Prishtina e fitoi këtë ndeshje me meritë, dhe Drenica nuk ka mundësi të rikthehet në lojë pas ndeshjes së kthimit, sepse rezultati 3-0 është i lartë, pra neve do të na duhet të koncentrohemi vetëm në luftën për mbijetesë tashmë. Mendoj që pavarësisht që hymë në disavantazh 2-0 në pjesën e dytë, momenti kryesor ishte mos shënimi i penalltisë pasi një minutë më vonë pësuam golin e tretë”, ka thënë Sejdiu.

“Pas dy golave tentuam të gjemë të paktën një gol dhe të shkonim në shtëpi më komod, por kjo ishte e pamundur, edhe përkundër rasteve nuk ia dolëm”, ka deklaruar Sejdiu.

(V.Z / Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Situata meteorologjike mbi vendin tonë për dy ditët e ardhshme…