Dortmundi fiton dhe merr përkohësisht kryesimin në Bundesliga

29 shtator 2023 | 23:04

Borussia Dortmund ka regjistruar fitore në javën e gjashtë në Bundesligë, për të marrë kryesimin në tabelë, së paku derisa rivalët e tyre të zhvillojnë ndeshjet e kësaj jave.

Skuadra e drejtuar nga Erdin Tezic triumfoi sonte në udhëtim ndaj Hoffenheimit. Ndeshja e zhvilluar në “PreZero Arena” përfundoi me rezultatin 1:3.

Niclas Fullkrug (18’), Marco Reus (45+3’) dhe Julian Ryerson (90+5’) shënuan për fitoren e “Verdhezinjve”. Ndërkaq, golin e vetëm për vendasit e shënoi Andrej Kramaric (25’) nga penalltia.

Për Borussia Dortmundin ishte kjo fitorja e tretë radhazi dhe e katërta këtë sezon, për të kryesuar tani në tabelë me 14 pikë. Gjithsesi, tabela mund të ndryshojë pasi katër skuadrat tjera pas Dortmundit të kenë zhvilluar ndeshjet e tyre.

Hoffenhemi është i gjashti me 12 pikë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pas barazimit, 2 me 2, ndaj Mallorca, “katalanasit” e Barcelona…