LIRI PËR ÇLIRIMTARËT!
Nuhi A. Paçarizi
Është e qartë si kristali se prokurorët e Gjykatës Speciale e kanë të qartë se krerët e UÇK-së po mbahen padrejtësishtë në Hagë me prova të gatuara në kuzhinat ruso-serbe e besa edhe të vazalëve shqipfolës, që jo tash, po prej vitesh hartonin komisione partiake për të “zbuluar” kinse “ekzekutorët” e njerëzve që ishin “viktima” të UÇK-së, a në fakt i eliminonin vetë për të ardhur në vendet e tyre.
Dihet mirëfilli se nuk ka ushtri që ka bërë luftë më të pastër se UÇK-ja, e cila që nga fillesat e saj ka goditur pushtuesit serb me qëllimin e vetëm për ta çliruar Kosovën dhe për t’i sjellë LIRINË gjithë popullit të saj. Por fatkeqësisht ka ende nostalgjikë që Serbinë e shohin ëndërr dhe janë aq mosmirënjohës e shpirtligë sa luten gjithë ditën që krerët e UÇK-së të dënohen me burgim të përjetshëm në mënyrë që ata shqipfolës të ëndërrojnë pushtetin e pakufishëm në Republikën e Kosovës!
A ka më të turpshme se sa një i ashtuquajtur avokat i akuzuar për ngacmim seksual në studion e TV Dukagjinit deklaron: “Jo vetëm ata 4 në Hagë po edhe nja 70 të tjerë duhet dënuar me burgim të përjetshëm!”
Është e qartë se të tillët i kanë rrënjët në Serbi e Rusi, por fatkeqësisht ato rrënjë kalojnë mespërmes disa partive politike shqiptare, që fatkeqësisht në gjirin e vetë kanë strehuar udbashët e bijtë e tyre!
Por çfarëdo që të bëjnë, përpjekjet e tyre u ngjajnë përpëlitjeve të gomerëve para se të ngordhin, ngase e vërteta po dëshmon se krerët e UÇK-së po mbahen padrejtësishtë në Hagë dhe se lufta e UÇK-së ka qenë e pastër si kristali!
Ndërsa prokurorët në Hagë, të dirigjuar politikishtë, pavarësishtë përpjekjeve të tyre të dështuara me “prova” e dëshmitarë të manipuluar do t’i dorëzojnë lëndët të turpëruar që nuk kanë mundur të vërtetojnë asnjë pretendim të ngritut. Kjo do t’iu mbetet një njollë e zezë në karrierën e tyre. Sikundër shqipfolësit do të bartin mbi supe tërë jetën peshën e shpifjeve e manipulimeve vetëm e vetëm për të vënë në zbatim politikën ruso-serbe për të njollosur UÇK-në me qëllim barazimin e veprimeve të forcave gjenocidale serbe me luftën e pastër çlirimtare të UÇK-së.
Respekt për UÇK-në! 🇦🇱🇦🇱🇦🇱
LIRI PËR ÇLIRIMTARËT! 🇦🇱 🇦🇱 🇦🇱



