Përfundon dita e dytë e vizitës së Krasniqit te familja, e kthejnë në EULEX
19 nëntor 2026
| 17:27
Jakup Krasniqi ka qëndruar edhe sot në Kosovë, ku ka vizituar familjen e tij në shtëpinë e tyre.
Krasniqi kishte ardhur në Kosovë për shkak të gjendjes shëndetësore të bashkëshortes së tij.
Pas vizitës te familja, ai është nisur sërish drejt objektit të EULEX-it në Fushë Kosovë, ku do ta kalojë natën, njësoj sikurse mbrëmjen e kaluar.



