Dortmundi i vendosur për ta mbajtur Haalandin

02 nëntor 2021 | 16:41

Drejtori sportiv i Borussia Dortmundit, Sebastian Kehl, ka thënë se do të bëjnë gjithçka që ta mbajnë në skuadër sulmuesin Erling Haaland.

Norvegjezi ka klauzolë lirimi me vlerë 75 milionë euro verën tjetër dhe kërkohet nga top-gjigantët evropianë. Por, Kehl për “Bild” bën me dije se do të bëjë gjithçka për ta bindur Haalandin ta vazhdojë kontratën.

“Jemi duke provuar të bëjmë gjithçka të bindim djaloshin që jemi një ndër zgjedhjet më të mira që të rritet, këtu mund të përmirësohet dhe ne mendojmë se mund ta bindim, sigurisht do të luftojmë dhe do të bëjmë gjithçka që të vazhdojë këtu. Vendimi ende nuk është marrë, na duhet kohë”, ka deklaruar Kehl.

Ndërkohë, klubet si Real Madridi, Barcelona, Manchester City, Manchester Unitedi, Juventusi, Interi, Chelsea dhe Bayern Munichi e duan qendërsulmuesin.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi, ka bërë…