KQZ-ja nesër shpall rezultatet për kuvende komunale

02 nëntor 2021 | 16:37

Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi, ka bërë të ditur se ky institucion nesër do t`i shpall rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 17 tetorit për kuvendet komunale.

Ai ka treguar se për “Epokën e re” se pas shpalljes së këtyre rezultateve, subjektet politike dhe kandidatët mund të paraqesin ankesat e tyre, fillimisht në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa dhe më pas në Gjykatën Supreme.

“Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve ka përfunduar procesi i rinumërimit i rreth 300 vendvotimeve të cilat u takojnë zgjedhjeve lokale për Kuvendet Komunale. Pas përfundimit të procedurave të parapara në këtë qendër, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të mundet të shpallë rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 17 tetorit kuvendet komunale. Planifikojmë që shpallja e këtyre rezultateve të bëhet në mbledhjen e KQZ-së, e cila do të mbahet ditën e mërkurë më datën 3 nëntor”, ka thënë Elezi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami, ka thënë se derisa…