Dortmundi kompleton transferimin e Alcacerit

24 nëntor 2018 | 10:22

Borussia Dortmundi e ka kompletuar transferimin e Paco Alcacer nga Barcelona.

“Milionerët” gjermanë përmes një komunikate kanë njoftuar se kanë përdoruar të drejtën e blerjes së plotë të sulmuesit spanjoll nga skuadra spanjolle.

Alcacer, pas një periudhe dëshpëruese te Barça, verën e kaluar iu bashkua Dortmundit në formulën e huazimit, për ta kompletuar të premten transferimin. Ish-sulmuesi i Valencas që ka shënuar nëntë gola këtë sezon ka nënshkruar kontratë me Dortmundin deri në vitin 2023.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Palestra “Minatori” në Mitrovicë këtë fundjavë do të jetë arenë…