Dortmundi prezanton trajnerin e ri

23 maj 2022 | 15:58

Borussia Dortmund ka vendosur për trajnerin e ri, pas shkarkimit të Marco Rose. Verdhezinjtë kanë dalë me deklaratë zyrtare.

Edin Terziç është graduar trajner i gjermanëve dhe ka nënshkruar deri më 30 qershor 2025. Në të shkuarën ai ka qenë përkohësisht trajneri i Dortmund.

Gjermano-kroati ka qenë për disa vite skaut te verdhezinjtë dhe ndihmëstrajner te moshat dhe tani i jepet mundësia të punojë si trajner në një klub që e njeh mirë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e LDK-së dhe…