Dr. Flora Brovina shpallet anëtare nderi e shoqatës së shkrimtarëve “Feniks” (Kosovë Lindore)

31 tetor 2021 | 14:01

Në mbledhjen e kryesisë së Shoqatës së Shkrimtarëve “Feniks” (Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë) të mbajtur më datë 05.10.2021, mbledhje e cila kishte të vetmen pikë të rendit të ditës, të propozuar nga kryetari i Shoqatës:

Shpallja e Dr. Flora Brovinës anëtare nderi e Shoqatës së Shkrimtarëve “Feniks” (Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë).

Pas shqyrtimit të pikës së rendit të ditës, kryesia e Shoqatës së Shkrimtarëve “Feniks” (Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, njëzëri bie

VENDIM

Dr. Flora Brovina shpallet anëtare nderi e Shoqatës së Shkrimtarëve “Feniks” (Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë) me motivacion:

Për përkrahjen e kulturës letrare të Luginës së Preshevës dhe për humanizëm.

Mirënjohja dhe vendimi iu nda sot në Manifestimin tradicional “Kultura na bashkon 2021”.

Kryesia e Shoqatës,

Bilall Maliqi, kryetar

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Paga e tetorit nuk do t’i dalë as për të…