Dragash, policia sekuestron pesë armë dhe një sasi të municionit

04 nëntor 2022 | 10:34

Më 3 nëntor në fshatin Zapluzhë të Dragashit, nga Sektori i Hetimeve të Stacionit Policor Dragash, me iniciativën e hetuesve është zbatuar urdhër kontrolli me urdhëresë të lëshuar nga Gjykata themelore në Prizren.

“Në bazë të urdhëresës është kryer kontrollimi i shtëpisë dhe objekteve përcjellëse të dyshuarit mashkull, i moshës 49 vjeçare, me ç’rast janë gjetur dhe sekuestruar pesë armë dhe një sasi e madhe e municionit si dhe disa pajisje”, ka njoftuar policia.

I dyshuari është shoqëruar në Stacion të Policisë në Dragash dhe është intervistuar nën prezencë të avokatit mbrojtës.

Kundër të dyshuarve është hapur rast për veprën penale dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll të paautorizuar të armës” .

Në konsultim me prokurorin i dyshuari është ndal në mbajtje policore për 48 orë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ambasadori Jeffrey M. Hovenier Gjatë forumit të Grave, Paqes dhe…