Drake në qershor vjen me albumin e ri
                18 prill 2018
                |  11:14
            
        Këngëtari Drake ka njoftuar se albumi i tij i ri “Scorpion” do të dalë në treg në muajin qershor. Këngëtari 31-vjeçar ndau lajmin nëpërmjet dy postimeve në rrjetin social “Instagram”.
Një nga imazhet përmban një akrep në një varëse zinxhirësh, ndërsa imazhi tjetër i Drakes shihet i kthyer mbrapa me shpinë, ku në xhaketë shkruan: “Scorpion nga Drake. Qershor 2018”.
                        


                                        
                                        
                                        
                                        
                                        
                                        