Drame e Eboues: Kam menduar të bëj vetëvrasje

26 dhjetor 2017 | 12:24

Emmanuel Eboue ka shokuar botën e futbollit me rrëfimin e tij.

Ish-mbrojtësi i Arsenalit, në një intervistë për “Daily Mirror”, ka rrëfyer për jetën e tij dhe vështirësitë e mëdha financiare me të cilat po përballet për shkak të divorcit nga bashkëshortja e tij, një situatë që u krijua në vitin 2011 kur Eboue u transferua te Gallatasaraj. Por telashet e Eboues shtohen edhe më shumë nga vendimi i Gjykatës për t’i lënë ish-bashkëshortes së tij edhe shtëpinë e tij që ka në Enfield, në një lagje të Londrës. “E pranoj se në të kaluarën kam menduar vetëvrasjen”, ka thënë Eboue.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një dragua gjigant, i gjatë 75 metra, po mahnit vizitorët…