Dramë mbi manipulimin në emër të kodeve kanunore

24 qershor 2020 | 11:33

(Avni Halim, “Pus” (dramë), botoi “Konica press”, Shkup, 2020)

Një nga penat më të mira të letërsisë shqiptare që krijohet në Maqedoni, Avni Halimi, së fundi na vjen me një projekt të ri, përkatësisht me dramën “Pus”, gjini kjo që ndër ne shkruhet rrallë. Bëhet fjalë për një tekst artistikisht të realizuar mirë, e cila është ndërtuar mbi bazën e një teksti me formë klasike, me plot elemente nga antropologjia kombëtare dhe nga identiteti kulturor. Autori këmbëngul në një përmbajtje të këtillë sepse dramaturgjia kombëtare pothuajse do të na ngelë pa identitet. Shoqëritë e mëdha i japin rëndësi këtij elementi, pra dramaturgjisë kombëtare, ndërsa falin edhe dramaturgji universale që iu përkasin kohëve, hapësirave dhe shoqërive të ndryshme.

Porosia e dramës “Pus” është e qartë: sa më larg njohjes së vetvetes, aq më larg ndershmërisë; sa më larg njohjes së shoqërisë, aq më larg vlerave morale; sa më larg kodeve humane, aq më larg identitetit të mirëfilltë kombëtar e kulturor.

Ngjarja e dramës “Pus” ndodh në vitet ’30 të shekullit të kaluar, në vitet kur një pjesë e shoqërisë shqiptare po kalonte nëpër sistemin mbretëror  të Mbretit Zog dhe përfundon vetëtimthi në kohën e sotme. Në fakt, ngjarja zhvillohet në një fshat malor, fshat i paprekur nga informacioni, i pamotivuar për të qenë  në proces, në një shoqëri ku manipulimi në emër të kodeve kanunore konceptohet si aftësi dhe ndershmëri, ku vlerat morale, më i forti dhe vetëm të tijat pranohen si të moralshme.

Drama “Pus” le të jetë një shkas që teatrot tona t’i kthehen dramës origjinale dhe jo për shkak të disa arsyeve banale, të përcaktohen vetëm për tekste të huaja. (H. B.)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Seriali  i cili do të transmetohet në dy pjesë prej…