Dramë në Speciale: Avokati i Hashim Thaçit kërkon llogari për njeriun e Kurtit që u tha se kërkoi dëshmitarë katolik

14 gusht 2023 | 10:30

Avokati i ish-presidentit Thaçi në Hagë, Gregory Keohe, ka përmendur rastin e publikuar në media të para disa ditëve, ku një mik i kryeministrit Kurti, Ridvan Muharremi pretendohet t’i ketë kërkuar një personi në Gjermani dëshmitarë kundër Thaçit.

“Tjetra që është shumë shqetësuese është ndikimi në dëshmitarë. Ka shumë artikuj të botuar në Prishtinë dhe që janë reflektuar në lajme dhe intervista në mënyrë të drejtpërdrejtë që një person shqiptar në Gjermani është takuar dhe kontaktuar nga Qeveria e Kosovës dhe thuhet që ky person në Gjermani është kërkuar të gjejë 4 dëshmitarë katolikë kundër Thaçit.

Ai citohet të ketë thënë që mua më është kërkuar të gjejë dëshmitarë katolikë kundër Thacit. E kuptoj që ZPS-ja ka përdorur ndërmjetës në Prishtinën për të gjetur dëshmitarë, megjithatë kjo është ndërhyrje në drejtësi, për të gjetur dëshmitarë katolikë që të dëshmojnë kundër klientit tim. Dua ta ngrejë këtë, dhe t’ua bëj me dije, kjo është ndërhyrje në drejtësi. Për të qenë i sinqertë nuk kam asnjë vend tjetër për të thënë këto përveç se në trupin gjykues,. Gjykata dhe unë si avokat kërkoj disa shpejgime nëse janë kërkuar dëshmitarë nga dikush që është i pranishëm në këtë sallë gjyqi. Do ta bëjmë edhe me shkrim”, ka thënë Keohe.

Tutje, ai ka përmendur edhe Rusinë, si palë që mund të ndërhyjë në këtë proces, duke cituar disa deklarata të MPJ-së ruse për kinse trafikimin e organeve, çështje kjo që nuk është fare subjekt hetimi i Speciales.

“Janë disa artikuj të Maria Zaharova që janë ruajtur në median evropiane, duke thënë se një prijës është përfshirë në trafikim organesh në këtë proces gjyqësor. Kjo është false, këto media janë paragjykues ndaj të akuzuarve. Nëse hetimi që ka të bëj me trafikim organesh, duhet që dikush në këtë godinë ta thotë këtë, se nuk ka asgjë ndaj të akuzuarve që i lidhin me trafikimin e organeve. Kjo duhet të bëhet e qartë nëse rusët po përpiqen të ndikojnë në këtë trup gjykues, por pavarësisht qëllimit, ata po përpiqen që të thonë që zotërinjtë që janë të akuzuar këtu janë të përfshirë në akuza për trafikimin e organeve gjë e cila nuk është e vërtetë”, tha ai.

“Ju parashtroj që do të ishte mirë që ju të jepni njoftim që të thoni se ky hetim ka përfunduar, dhe kjo temë nuk ka të bëjë me trafikim të organeve”, tha tutje ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi, ka shpërndarë videon e kryeministrit…