Drecun: Presidenti Vuçiq gjatë qëndrimit në Kosovë shpalos planin e tij për dialogun

05 shtator 2018 | 10:17

Kryetari i Komisionit Parlamentar për Kosovën në Kuvendin e Serbisë, Milovan Drecun, ka thënë se presidenti, Aleksander Vuçiq, gjatë vizitës që do t’i bëjë Kosovës më 8 dhe 9 maj do të tregojë se si do të zhvillohet dialogu me shqiptarët si dhe do të ofrojë zgjidhje për çështjen e Kosovës.

“Me siguri do të ofrojë zgjidhje se si e sheh ai këtë çështje si dhe do të dëgjojë mendimet e përfaqësuesve të serbëve, në mënyrë që t’a ketë të qartë se si të vazhdojë tutje”, ka thënë Drecun, raporton “Rel”.

Ai theksoi se në Uashington ekziston nisma për përmbylljen e dialogut midis Prishtinës dhe Beogradit dhe këtë, sipas Drecun, Serbia duhet ta shfrytëzojë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-ambasadori i Kosovës në Britani të Madhe, Lirim Greiçevci, ka…