Drejt finalizimit projekti i rregullimit dhe zgjerimit të shtratit të lumit Llap në qytet

22 tetor 2020 | 14:09

Nënkryetari i Komunës së Podujevës, Nexhmi Rudari, bashkë me drejtorin e Drejtorisë së Shërbimeve Publike, Faik Muçiqi, inspektuan punimet në rregullimin dhe zgjerimin e shtratit të lumit Llap në qytet.

Nënkryetari Rudari ka thënë se rregullimi dhe zgjerimi i lumit Llap në qytet po shkon drejt finalizimit dhe deri në fund të vitit do të arrijnë te ura në rrugën magjistrale.

Pranë brigjeve të lumit po ndërtohet edhe shtegu për këmbësorë.

Ky projekt do të finalizohet në tërësi me vendosjen e ndriçimit publik dhe mbjelljen e drurëve dekorativë.

(Q.R / Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në fshatin Drenoc, përkatësisht në rrugën “Asllan Laci”, është përuruar…