Drejtoresha e Kadastrës në Komunën e Klinës infektohet me koronavirus

03 gusht 2020 | 21:43

Njomza Grabanica, drejtoreshë e Kadastrës, Gjeodezisë dhe Pronësisë në Komunën e Klinës, është është infektuar me koronavirus.

Këtë e ka bërë të ditur vetë drejtoresha përmes një postimi në Facebook, e cila ka thënë se simptomat janë të tmerrshme.

“Një nga personat që është prekur me COVID jam edhe vet, një familjare që një i afërt i vdiq nga COVIDI, por as për miliona as për asgjë në botë nuk kishim pranuar që të prekemi nga ky virus i tmerrshëm që të zgjon çdo natë me simptoma të tmerrshme, të mundon me ditë të tëra e nuk je në gjendje te ushqehesh as ta paramendosh ushqimin, të jep mundime të tilla që në jetën time si kam përjetuar më parë.

Si familje as për krejt botën nuk kishim pranuar ta japim te afërmin tonë e të vuajmë për t’u mësuar me mungesën e tij”, ka shkruar Grabanica në profilin e saj në ‘Facebook’. 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Rreth 100 institucione shëndetësore private kanë aplikuar për të marrë…