Drejtoresha Jetullahi viziton disa biznese në Drenas

08 nëntor 2020 | 15:20

Drejtoresha e Zhvillimit Ekonomik në Komunën e Drenasit, Egzona Jetullahi, ka vizituar bizneset/zejet, të cilat operojnë në Drenas e që merren me zdrukthëtari.

Drejtoresha Jetullahi së bashku më stafin e kësaj drejtorie, kanë vizituar zdrukthëtarin e “Vëllezërit Shala” në Krajkovë, zdrukthëtarin “Pishat” të vëllezërve Ramaj në Drenas “Pishat” si dhe zdrukthëtarin “Thaqi” në Komoran.

Kompania vëllezërve Shala daton që nga viti 1993 dhe sipas pronarit të kësaj kompanie Lulzim Shala, punëtoria në atë kohë ishte e thjeshtë por frymëzonte me një ide të madhe. Sot kjo kompani posedon teknologjinë më moderne ku çdo produkt i tyre bart vulën e mjeshtërisë së përsosur dhe dashurisë ndaj punës që bëjnë.

Zdrukthëtaria “Vëllezërit Shala” nga Krajkova, po ashtu vazhdon të ndihmojë familjet në nevojë me produkte e tyre.

Zdrukthëtaria “Thaqi” në Komoran daton nga viti 1973, me pronarin e parë Rexhep Thaqi, kurse Enver Thaqi tash është gjenerata e tretë që vazhdon ketë veprimtari. Sipas pronarit puna e realizuar me vullnet dhe dëshirë si në të kaluarën ashtu edhe tash i tejkalon të gjitha vështiruesit që mund të paraqiten gjatë punës. Zdrukthëtaria “Pishat” në Drenas është biznes dhe traditë familjare e cila daton që nga viti 2002. Të gjitha punimet e kompanive punohen nga druri më cilësor me pronar Besim dhe Selim Ramaj.

Sipas pronarëve, avancimet e pajisjeve kanë mundësuar punën me efikasitet dhe përsosmëri më të lartë. Kombinimet e panumërta, stilet e ndryshme, ngjyrat dhe kërkesat e palëve për funksionalitet specifik, janë vetëm disa prej gjërave të cilat kompanitë me shumë punë dhe përkushtim i ofrojnë për kërkesat e palëve.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) ka bërë…