Drejtorët e kompanive për menaxhimin e mbeturinave kërkojnë mbështetje financiare  

01 mars 2021 | 15:41

Ministri në detyrë i Ekonomisë dhe Ambientit (MEA), Muharrem Nitaj ka pritur të hënën në takim përfaqësuesit e Shoqatës së Mbeturinave PAMKOS, drejtorin e kompanisë për Menaxhimin e Mbeturinave dhe drejtorët e kompanive rajonale për menaxhimin e mbeturinave.

Gjatë takimit ministri Nitaj është njoftuar për sfidat e tyre, problemet dhe synimet për avancimin e sistemit të pastrimit e trajtimit të mbeturinave.

Drejtorët e kompanive të mbeturinave po ashtu folën edhe për problemet me të cilat po përballen, veçmas me borxhet që kanë dhe në këtë drejtim kërkuan mbështetje financiare. Po ashtu, drejtuesit e kompanive shprehen pakënaqësinë e tyre me trajtimin që u është bërë punëtorëve të këtyre kompanive nga pakoja e rimëkëmbjes ekonomike.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Tashmë është zyrtare, Giovanni Stroppa nuk është më trajner i…