Drejtori i AKI-së nuk raporton para komisionit

04 prill 2018 | 10:32

Drejtori i AKI-së, Driton Gashi, nuk është paraqitur për raportim para komisionit për mbikëqyrjen e Agjencisë së Inteligjencës.

Lajmin e ka bërë me dije zëvendëskryetarja Ganimete Musliu në mbledhje të komisionit.

Ajo ka lexuar një e-mail që u është dërguar nga AKI-ja, ku thuhet se ata kanë kërkuar shtyrjen e raportimit, pasi që kryeministri Ramush Haradinaj, ka kërkuar nga Inspektori i Përgjithshëm i AKI-së që të bëjë një hetim, në lidhje me deportimin e gjashtë turqve që kishin leje qëndrimi në Kosovë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri, ka…